Bedri Hamza: Të gjithë në Tiranë, nuk mund të heshtim kur po ndryshohet historia jonë!

Kryetari i Mitrovicës dhe ish-kandidati për kryeministër nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, u ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën gjithëkombëtare që do të mbahet të premten në Tiranë, në përkrahje të ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi publik, Hamza tha se protesta është një moment uniteti mbarëkombëtar për të kërkuar drejtësi për figurat që, sipas tij, “po mbahen padrejtësisht në Hagë”. Të premten, në orën 17:00, të gjithë në Tiranë! Le të bashkohemi në protestën gjithëkombëtare në përkrahje të ish-udhëheqësve të UÇK-së dhe themeluesve të Republikës së Kosovës, që po mbahen padrejtësisht në Hagë. Nuk mund të heshtim kur po ndryshohet historia jonë!”, ka shkruar Hamza. Thirrja e tij vjen në prag të protestës që pritet të zhvillohet në sheshin “Skënderbe” të Tiranës, ku do të marrin pjesë qytetarë nga të gjitha trojet shqiptare dhe figura të njohura politike e kombëtare, në shenjë solidariteti me ish-krerët e UÇK-së.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ia ka vazhduar masën e paraburgimit, Jakup Krasniqit

Jakup Krasniqi: Më 16 shtator pres që drejtësia ta konfirmojë pastërtinë e luftës së UÇK-së

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka …