Nisma Socialdemokrate ka sinjalizuar hapje për dialog me Lëvizjen Vetëvendosje, duke e cilësuar përgjegjësi kombëtare krijimin e institucioneve të reja, në rast se votat e saj bëhen përcaktuese për shumicën qeverisëse. Deputetja Xhevahire Izmaku tha se partia e saj është e gatshme të dëgjojë secilën ofertë politike që shkon në interes të stabilitetit institucional. “Nisma gjithmonë ka qenë forcë e matur dhe përgjegjëse. Nëse nga votat tona varet formimi i qeverisë, nuk do ta lëmë Kosovën pa institucione,” – u shpreh ajo. Megjithatë, Izmaku theksoi se çdo vendim për bashkëpunim duhet të kalojë në organet e partisë dhe të mbështetet në programin politik të Nisma-s, që synon zhvillimin ekonomik dhe forcimin e drejtësisë sociale. Deklaratat e përfaqësuesve të Nisma-s e pozicionojnë këtë parti si faktor fleksibël në skenën politike, me potencial për të luajtur rolin e “balancuesit” në rast të ndonjë marrëveshjeje të re parlamentare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
