Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Memli Krasniqi: S’ka kontakte me Kurtin – PDK nuk bën koalicion me Vetëvendosjen

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka përjashtuar mundësinë e çdo bashkëpunimi qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje, duke theksuar se qëndrimi i PDK-së është i prerë dhe i pandryshueshëm. Në një konferencë për media, Krasniqi tha se nuk ka pasur asnjë kontakt me Albin Kurtin pas zgjedhjeve të fundit, ndërsa shtoi se “PDK nuk është pjesë e asnjë skenari për mbajtjen në pushtet të Qeverisë aktuale”. Ne nuk kemi marrë asnjë ftesë, por edhe sikur të vinte një e tillë, përgjigjja do të ishte e njëjtë. PDK nuk bën koalicion me Vetëvendosjen, deklaroi ai. Krasniqi e akuzoi Kurtin se ka izoluar vendin nga partnerët ndërkombëtarë dhe ka dështuar në menaxhimin e krizave politike e ekonomike. Ai theksoi se vendi ka nevojë për një qeveri të re, të përgjegjshme dhe me qasje bashkëpunuese ndaj institucioneve euroatlantike. Burime nga PDK konfirmojnë se në mbledhjen e fundit të Kryesisë është miratuar një rezolutë e brendshme që ndalon çdo negociatë për koalicion me LVV, duke i hapur rrugë përgatitjeve për zgjedhje të reja. Qëndrimi i PDK-së e bën të pamundur arritjen e një shumice parlamentare për Kurtin, duke e shtuar presionin politik në prag të afatit ligjor për formimin e qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Organizata e Veteranëve të UÇK-së falënderon pjesëmarrësit: “Bashkë për drejtësi, bashkë për të vërtetën”

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë …