Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet lokale

Në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet lokale. Në këto zgjedhje konkurojnë 309 kandidatë për kryetar të komunave dhe 10 mijë e 490 kandidatë për asamble komunale. Votimi po zhvillohet në 3 mijë e 474 vendvotime, ku 1 milion e 832 mijë e 415 qytetarë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00, njofton Alsat-M. Në konferencën e dytë për medie, Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) informoi se pjesëmarrja deri në orën 11:15 në territorin e Maqedonisë së Veriut, sipas të dhënave nga 3 mijë e 139 vendvotime, është 9.3 për qind e votuesve.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Albin Kurti, ka ardhur në pushtet përmes tensioneve dhe ashtu do të largohet

Ish-nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Nasim Haradinaj, ka …