Gjatë operacionit policor në veriun e Kosovës, janë arrestuar dhe me pas janë liruar 7 persona. Ky operacion është zhvilluar nën udhëheqjen e Prokurorisë Speciale dhe me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjatë bastisjeve në nëntë lokacione, komunat e Zubin Potokut dhe Zveçanit, në kuadër të hetimeve për vrasjen e zyrtarit të EULEX-it, A.S, janë shoqëruar shtatë persona, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt. Janë sekuestruar armë, municion, pajisje elektronike, veshje me përmbajtje nacionaliste dhe dokumente tjera relevante për hetimin. Hetimet lidhen me veprat penale të rrezikimit të personelit ndërkombëtar, vrasjes së rëndë dhe sulmit ndaj personit zyrtar. Autoritetet kanë ritheksuar përkushtimin e tyre për ta luftuar krimin e organizuar dhe për të garantuar rendin dhe sigurinë në vend.
