Pas publikimit rezultateve të regjistrimit të popullatës në Maqedoni, Ali Ahmeti ka thënë se ky fakt është pasqyrë reale e gjendjes faktike

Ali Ahmeti: Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti ka deklruar se kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ndërhyri edhe në zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut. Ali Ahmeti theksoi se Albin Kurti ka qenë i përfshirë në këto zgjedhje që po zhvillohen sot, duke iu referuar pjesëmarrjes së Hysen Durmishit në tubimet e VLEN-it, koalicionit të partive tjera shqiptare që bashkëqeverisin me VMRO-DPMNE-në e kryeministrit maqedonas Hristjan Mickoskit. “Nëse unë nuk shkoj në një vend dhe çoj përfaqësuesin tim aty, jam unë, nuk është tjetërkush. Albin Kurti ka qenë sepse ka qenë përfaqësuesi i tij. Me siguri ata e thirrin për t’u ndihmuar, por nuk u ndihmon gjë tash. Unë asnjëherë nuk kam ndërhy, as nuk jam përzi në zgjedhje në Kosovë, as në Shqipëri. Neve na duhet marrëdhënie të mira si shqiptarë” ka theksuar lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, që udhëheq Aleancën Kombëtare për Integrim, Ali Ahmeti.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri …