leoni

Nasim Haradinaj: Gjykata e Hagës është politike dhe kriminale

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka drejtuar ktitika të ashpra ndaj Gjykatës së Hagës, ku po gjykohen drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Kransiqi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe shumë bashkëluftëtar të tjerë të tyre. Ai ka thenë se kjo gjykatë është kriminale dhe politike. Gjatë qëndrimit atje në mesin e motoristëve të shumtë, ai ka thënë se  kjo gjykatë është krijuar nga gjyqtarët më të dështuar në Kosovë.  “Britma e motorëve është thirrje për drejtësi. Liria ka Emër është ajo që shqiptarët i bashkon pa dallime ideje, krahine dhe feje, ka bashkuar edhe njerëz ndërkombëtar të tjerë. Besoj që shqiptarët nuk është dashtë të kenë nevojë kaq gjatë me ditë që ata djem atje janë ata që përfaqësojnë Kosovën, themelet e lirisë, dhe themelet e kombit. Kjo gjykatë është politike kriminale” ka theksar eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Bubullima e motorëve do të dëgjohet edhe në qelitë ku po mbahen ish-krerët e UÇK-së

Eprori i shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Nasim Haradinaj ka shkruar se sot do …