leoni

KA DALË NË DRITË LIBRI RI I ISA FERIZAJT: “REFLEKTOJ SE… HESHTJA PO ULËRIN!”

Bota letrare shqiptare është pasuruar me një vepër të re të autorit dhe publicistit të njohur Isa Ferizaj, i cili sapo ka sjellë për lexuesit librin e tij më të ri me titull:
“REFLEKTOJ SE… HESHTJA PO ULËRIN!” (Reflektime – Analiza – Krijime)

Ky botim përmbledh reflektime, analiza dhe krijime që shquhen për thellësi mendimi, ndjeshmëri shoqërore dhe gjuhë të pasur artistike. Me stilin e tij karakteristik, autori i kthen përjetimet, heshtjet dhe sfidat e kohës në mesazhe që ngjallin ndërgjegjen dhe nxisin reflektimin.

Në këtë vepër, Isa Ferizaj vë në qendër njeriun dhe shoqërinë bashkëkohore, duke i dhënë zë asaj që shpesh mbetet e pathënë. “Heshtja që ulërin” bëhet metaforë e gjallë e realitetit të sotëm, ku fjala dhe mendimi marrin peshë filozofike e njerëzore.

Libri “Reflektoj se… Heshtja po ulërin!” është një ftesë për të lexuar, për të ndalur, për të menduar. Një vepër që sfidon indiferencën dhe ngre zërin përmes heshtjes.

Autori ka dhënë një kontribut i çmuar në fushën e mendimit dhe krijimtarisë shqiptare, që pritet të ngjallë interes e debat në qarqet kulturore e letrare.

Kontrolloni gjithashtu

Rryma

Ndërprerjet e energjisë po dëmtojnë rëndë bizneset në Kosovë

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, shpreh shqetësimin e thellë për aplikimin e reduktimeve të …