Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka deklaruar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, i kishte premtuar se do të vizitonte ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen në Hagë, por kjo vizitë nuk u realizua. Hasani shtoi se kjo ishte arsyeja pse nuk do të japë votën për formimin e Qeverisë në seancën e së dielës. Ai tha se Kurti i ishte ankuar për procedurat e shumta dhe dokumentacionin gjatë vizitave në qendrën e paraburgimit, por sipas tij, kjo nuk justifikon mosrealizimin e premtimit. “Më kanë kontaktuar për votën për kryetar të Kuvendit dhe për Qeverinë, por unë refuzova, sepse Kurti më kishte mashtruar. Para dy vitesh i thashë se si kryeministër duhet të vizitonte Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin për të mbështetur vlerat e luftës dhe UÇK-së. Ai tha se kishte shumë dyer për të kaluar dhe shumë letra për të nënshkruar, por kjo nuk duhet të ishte pengesë. Nëse do të kishte shkuar, do të ishte shqiptari më i madh këtu”, tha Hasani.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
