Delegacioni i PDK-së merr pjesë në ngjarje liberale ndërkombëtare në Bruksel

Delegacioni i Partisë Demokratike të Kosovës, i përbërë nga Sekretari për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Bernard Nikaj, deputetja Eliza Hoxha dhe anëtarja e kryesisë, Besa Kabashi-Ramaj, mori pjesë në Kongresin e Partisë Evropiane të Liberalëve dhe Demokratëve (ALDE) në Bruksel. Në kuadër të kongresit, deputetja Hoxha ishte paneliste në diskutimin e organizuar nga Friedrich Naumann Foundation for Freedom me temën “Një Vizion i Përbashkët Liberal për Ballkanin Perëndimor”. Ajo theksoi rëndësinë e forcimit të institucioneve demokratike, promovimit të transparencës dhe ndërtimit të një vizioni të përbashkët liberal për zhvillimin e qëndrueshëm të rajonit, së bashku me përfaqësues të partive liberale nga rajoni dhe Bashkimi Evropian. Ndërkaq, Besa Kabashi-Ramaj mori pjesë si folëse në Samitin e 10 vjetorit të iniciativës “Alliance of Her”, ngjarje që shënon një dekadë të lidershipit të grave në demokracitë liberale, duke promovuar fuqizimin e rolit të grave në politikë dhe shoqëri. Pjesëmarrja e delegacionit të PDK-së në këto ngjarje ndërkombëtare synon të forcojë lidhjet me partitë liberale evropiane, të avancojë vizionin demokratik për rajonin dhe të nxjerrë përpara angazhimin e Kosovës në promovimin e transparencës, barazisë dhe lidershipit liberal.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …