leoni

Prokuroria Speciale e Kosovës demanton deklaratën e Ministres Haxhiu për Pronën milionëshe në Veternik

Rritet spiunazhi në Kosovë, ekspertët kritikojnë reagimin e institucioneve

Që nga qershori i vitit 2024, Kosova ka regjistruar së paku shtatë arrestime për bashkëpunim me shërbimet inteligjente serbe, katër prej të cilëve shqiptarë, ndërsa Prokuroria Speciale ka ngritur katër aktakuzë ndaj pesë personave për veprën penale “spiunazh”. Ish-nënkoloneli i Policisë, Refki Morina, ka theksuar se spiunazhi paraqet rrezik të lartë për sigurinë, sovranitetin dhe rendin në vend, duke vënë në dukje veprimtarinë e BIA-s serbe dhe interesin e shërbimeve të huaja për destabilizimin e Kosovës. Arrestimet e fundit përfshijnë individë si Bedri Shabani, Muharrem Qerimi, Aleksandër Vllajiq, Bojan Jevtiq, Hysri Selimi, Jelena Gjukanoviq dhe Fatmir Sheholli. Dënimi i parë për spiunazh që nga shpallja e Pavarësisë u dha më 5 qershor 2025 ndaj Aleksandër Vllajiq, i cili pranoi se ka dhënë informacione shërbimeve serbe dhe u dënua me pesë vite burg. Ekspertët e sigurisë kritikojnë mungesën e koordinimit dhe transparencës së kufizuar të institucioneve kosovare, duke paralajmëruar se qasja e tillë mund të minojë luftën kundër spiunazhit dhe të rrezikojë stabilitetin e vendit. Sipas tyre, veprimet e nguti mund të shërbejnë si spektakël për konsum publik, por nuk garantojnë mbrojtjen reale të sigurisë dhe sovranitetit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Human Rights Watch ia ndez alarmin Qeverisë Kurti: Azilkërkuesit nuk janë monedhë shkëmbimi

Qeveria Kurti është vënë sërish nën shënjestër të kritikave të ashpra ndërkombëtare. Organizata prestigjioze për …