Rrahman Jasharaj

Rrahman Jasharaj: Fajet për ngërçin politik i ka Vetëvendosja

Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj ka vlerësuar se fajet për ngërçin politik i ka Vetëvendosja. AI ka shfaqur shqetësimin e tij se do të ketë pasoja serioze për shkak të mos krijimit të institucioneve qendrore. “Është një neglizhencë e partisë që doli e para. për situatën që është deri tash fajet i ka LVV se ajo e ka obligim t’i krijojë institucionet. Kemi shumë kërkesa nga anëtarësia që s’po kemi ku me i adresuar në mungesë të parlamentit dhe institucionet. Institucionet të bëjnë zgjidhje nëse ka. nëse punëtorët e arsimit, policia, sektori publik në tërësi mbeten pa paga pas vitit të ri do të krijohet një gjendje e rëndë se shumica e tyre mezi e lidhin muajin me muaj dhe me pagat që i kanë e paramendo nëse mbeten edhe pa to” ka thënë mes tjerash, kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …