I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti e nis fjalimin me ankesa për partitë tjera politike

Me mbi një orë vonesë, ka nisur seanca e Kuvendit të Kosovës e cila është thirrur për ta votuar qeverinë e re. I mandatuari për kryeministër, Albin Kurti e ka nisur fjalimin me ankesa për partitë tjera politike se si edhe pse ju ka ofruar bashkëpunim për krijimin e koalicionit për krijimin e Qeverisë së re, ato nuk I janë përgjigjur. Në vijim të fjalimit, ai ka theksuar se në rast se nuk votohet për krijimin e qeverisë se drejtuar prej tij dhe parties Vetëvendosje, do të dëmtohet Kosova dhe të gjithë qytetarët e saj. “Pa votimin e qeverisë së re, Republika rrezikon të shkojë në zgjedhje të reja me disa institucione jofunksionale. Qeveri do të ketë, por në detyrë. Deputetët do ta kenë të pamundur ta mbikëqyrin një qeveri në detyrë sepse nuk kanë mandat për këtë”, ka theksuar mes tjerash, I mandatuari për krijimin e qeverisë së re, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Mandatari për kryeministër të vendit, Avdullah Hoti sot e prezanton programin e tij qeverisës

Avdullah Hoti: Zgjedhjet në kohë festash të papërshtatshme, por jetike për kthimin e normalitetit

Ish deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve më 28 …