Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Sa më parë që të shkojmë drejt krijimit të institucioneve, pa Kurtin dhe VV është mirë për vendin tone

Kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi ka vlerësuar se sa më parë që të shkojmë në hap tutje në krijimin e institucioneve, pa Kurtin dhe VV është mirë për vendin tone. “Sot nuk ka më as një dyshim, 56 vota për Kurtin dhe as një më shumë ky është fundi i një mashtrimi që vendit i kanë kushtuar me izolim përçarje dhe humbje kohë. Kurti nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës. As prej zgjedhjeve të shkurtit as në zgjedhjet e ardhshme. Ata nuk lanë vend as për dialog, as për bashkëpunim. Ne s’mund të bëjmë qeveri, Albin kurti nuk mund të bëjë qeveri. Çka mbetet këtu? Me shku në zgjedhje. E ftojë presidenten e Republikës së Kosovës që të jetë në krye të detyrës. Unë sot ju njoftoj se në momentin e parë që do të kem një kërkesë për takim ose letër, brenda 24 orëve do t’ia kthejë përgjigjen me i thënë se nuk mund ta bëjë këtë qeveri. Nuk mundemi me humb më shumë kohë” deklaroi mes tjerash, kryetari I Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, …