Përparim Gruda: Kurti shantazhon me zgjedhje, tregon paaftësinë për të udhëhequr Kosovën

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, ka akuzuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për paaftësi dhe shantazh ndaj partive politike. Në një lidhje direkte në emisionin Debat Plus, Gruda tha se deklarimet e Kurtit për dy palë zgjedhje janë një përpjekje për t’i trembur deputetët dhe partitë opozitare. “Kurti përmend dy palë zgjedhje, është një tentim për t’i bërë shantazh partive opozitare ose deputetëve individualë, për t’u thënë ‘ja çka ju pret – ju presin zgjedhjet’”, theksoi ai. Gruda shtoi se PDK-ja nuk frikësohet nga zgjedhjet dhe i sheh ato si zgjidhjen e vetme në situata krize. Ai kritikoi Kurtin për tentativën për të mbajtur pushtetin duke ricikluar kriza: “Tregon paaftësinë e plotë të Albin Kurtit për të ndërtuar institucione. Ai po mendon se mund të vazhdojë të qëndrojë në pushtet vetëm duke mbajtur një cikël të pafund zgjedhjesh.” Deklaratat e Grudës reflektojnë tensionin politik që ka kapluar Kosovën pas dështimit të Qeverisë Kurti 3 dhe rrezikun e mundshëm të zgjedhjeve të parakohshme.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata e Intelektualëve “Jakova” dënon me vendosmëri deklaratën e ministres serbe Snezhana Paunoviq

REL: Ministrja serbe Snezhana Paunoviq mori pagë për vite nga një institucion shëndetësor i mbyllur në Kosovë

Ministrja serbe për Administratë Publike dhe Vetëqeverisje Lokale, Snezhana Paunoviq, ka vazhduar të marrë pagë …