Në vendin tonë po mbahen zgjedhjet për balotazh. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në balotazh janë 1 milion e 316 mijë e 672 votues. Nga listat zgjedhire janë hequr 1 mijë e 147 persona për shkak të vdekjes ose humbjes së shtetësisë. Procesi zgjedhor do të zhvillohet në 525 Qendra të Votimit, me gjithsej 1 mijë e 648 vendvotime, prej të cilave 507 qendra me 1 mijë e 628 vendvotime për votimin e rregullt dhe 18 qendra, nga një për çdo komunë ku mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve, me 20 vendvotime, për të mundësuar votimin me kusht.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
