Memli Krasniqi: Uroj që edhe ky proces të shkojë në rregull siç ka shkuar rundi i parë dhe që qytetarët  të votojnë për të ardhmen e tyre

Të drejtën dhe obligimin qytetar për të votuar e ka shfrytëzuar edhe kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Ai ka uruar që në zgjedhje të marrin pjesë sa më shumë qytetar dhe të vendosin për të ardhmen e tyre. “Me shpresën që do të kemi dalje masive dhe substanciale që do të reflektojë vullnetin e qytetarëve, uroj që edhe ky proces të shkojë në rregull siç ka shkuar rundi i parë dhe që qytetarët  të votojnë për të ardhmen e tyre” theksoi para gazetarëve, kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë: Angazhimi për sigurinë e Kosovës është i pakushtëzuar

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Tiranës për mbrojtjen …