Ekipi i Përparim Ramës, ka denoncuar kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, për vjedhje të projekteve

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka uruar që të fitoj më i miri

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka uruar që garën ta fitoj më i miri. Ai theksoi më tutje se është e rëdësishme që qytetarët të dalin e të votojnë dhe ta shfaqin vullnetin e tyre se kush duan ta qeverisë Prishtinën. “Më parë isha me Kristalen dhe fëmijët me tregu respekt për ushtarët britanik që kanë dhënë jetën për lirinë dhe paqen që sot e gëzojna në kryeqytet e në gjithë Kosovë. Uroj të gjithë qytetarët për pjekurinë e maturinë që kanë treguar në këto zgjedhje. Uroj që më i miri të fitoj, të fitojë zhvillimi, progresi , një ardhmëri e ndritshme për kryeqytetin e vendin tonë. Mendoj që këto zgjedhje janë të rëndësishme dhe këto nuk e definojnë vetëm të ardhmen e kryeqytetit por të ardhmen e gjithë vendit, kështu që është shumë  e rëndësishme që qytetarët të votojnë kahjen e duhur për vendin tonë” theksoi kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për kryetar të komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …