Fatmir Limaj:  Votova aty ku besoj që është rrugë e drejtë dhe e mirë për t’i plotësuar projektet dhe idetë e vizionet e kryeqytetit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar se qytatar të shumtë nëpër komuna të Kosovës, sot kanë mundësi të vendosin se kush do t’i qeverisë ata në katër vitet e ardshme. “Edhe sot një mundësi e mirë për qytetarët e kryeqytetit edhe të gjithë qytetet që janë në raund të dytë të përzgjedhin atë që i besojnë për katër vitet e ardhshme i mbush synimet dëshirat e qytetarëve. Edhe unë sot e kryva obligimin tim dhe votova aty ku besoj që është rrugë e drejtë dhe e mirë për ti plotësuar projektet dhe idetë e vizionet e kryeqytetit” theksoi mes tjerash, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë: Angazhimi për sigurinë e Kosovës është i pakushtëzuar

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Tiranës për mbrojtjen …