Vjosa Osmani: Zgjedhjet nacionale dhe ato lokale janë komplet të ndara nga njëra tjetra

Kryetarja e vendit, Vjosa Osmani ka thënë se zgjedhjet nacionale dhe ato lokale janë komplet të ndara nga njëra tjetra. Ajo theksoi më tutje se zgjedhjet lokale në Kosovë nuk kanë ndikim në proceset në nivel nacional, në të cilin po kalojmë. “Proceset në nivel nacional po zhvillohen në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit, dhe do të shohim në ditët në vijim se çfarë do të ndodhë. Por, ajo që është e rëndësishme është se Kosova në çdo palë zgjedhje tregon maturi, tregon se respektohet qytetari, tregon se respektohet e drejta e votës, dhe jo vetëm që këto rezultate në zgjedhjet lokale nuk kanë ndërlidhje me zgjedhjet nacionale. Dhe zgjedhjet nacionale, kurdo që do të zhvillohen, sepse kjo varet nga partitë politike, jam i bindur se do të jenë edhe një gur më shumë në kalimin e demokracisë që kemi ndërtuar për kaq shumë vite” tha mes tjerash ajo gjatë prononcimit për medie.

Kontrolloni gjithashtu

Albert Krasniqi: Aktivisti i LDK-së nuk shkeli rregullat zgjedhore, veprimi i Sveçlës është i papranueshëm

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” ka vlerësuar se aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është …