Albert Krasniqi: Aktivisti i LDK-së nuk shkeli rregullat zgjedhore, veprimi i Sveçlës është i papranueshëm

Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus” ka vlerësuar se aktivisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, është nuk i ka shkelur rregullat zgjedhore dhe se veprimi i Xhelal Sveçlës është i papranueshëm. Ai ka shtuar më tutje se Xhelal Sveçla në vend se të garantonte rendin dhe sigurinë për të gjithë qytetarët njësoj, fotografoi dhe kërcënoi një zyrtar të një partie politike që po kalonte rrugës pranë një qendre votimi – “pa asnjë shkelje të rregullave zgjedhore”. “Sipas rregullave zgjedhore të KQZ-së, hapësira e Qendrave të Votimit ku ndalohet të shfaqen materiale të fushatës zgjedhore përfshin vetëm hapësirën e brendshme të qendrës deri në rrethojat e saj. Në ligjin e mëparshëm për zgjedhje, kufizimi ishte deri në 25 metra nga dera e hyrjes së ndërtesës, por ajo dispozitë tashmë nuk është më në fuqi. Pra, edhe nëse do të kishte ndonjë shkelje, raportimi duhet të bëhet në institucionet përkatëse – jo të merret vet në dorë zbatimi i ligjit” theksoi mes tjerash Albert Krasniqi nga “Demokracia Plus”.

Kontrolloni gjithashtu

LDK-ja e ka dënuar sjelljen e ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla ndaj një aktivisti të LDK-së

Lidhja Demokratike e Kosovës e ka dënuar sjelljen e ministrit në detyrë, Xhelal Sveçla ndaj …