KQZ

Deri në ora 13.00 kanë votuar 13.33 për qind e qytetarëve

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në ora 13.00 kanë votuar 13.33 për qind e qytetarëve. Nga përditësimi i të dhënave nga ky komison, mësohet se deri në këtë kohë, kanë votuar 175 mijë e 461 persona. Sipas Listës së Votuesve, numri i qytetarëve me të drejtë vote për të votuar sot në Republikën e Kosovës është 1 milion e 316 mijë e  672 qytetar të cilët do të votojn në 18 komuna. Raundi i dytë i zgjedhjeve për Kryetarë të Komunave mbahet në këto 18 komuna: Gjakovë, Gjilan, Dragash, Kaçanik, Klinë, Fushë Kosovë, Mitrovicë e Jugut, Obiliq, Rahovec, Pejë, Prishtinë, Prizren, Suharekë, Viti, Vushtrri, Junik, Mamushë dhe Kllokot.

 

Kontrolloni gjithashtu

Afati 34-ditor nën presion: Kuvendi rrezikon të humbasë mbi 100 milionë euro nga vonesat

Pas një pauze dyjavore, deputetët rikthehen në Kuvend me një kalendar të ngjeshur dhe një …