Shenoll Muharremi: Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Policisë nuk duhet fare me u sjellë kah qendrat e votimit sot

Sjellja e ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ndaj aktivistit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, është dënuar edhe nga aktivisti i shoqërisë civile, Shenoll Muharremi. Ai ka shkruar se se ministri në fjalë nuk duhet fare të sillet nga qendrat e votimit sot, e lere më të kërcënoi qytetarët. “Ministri i Punëve të Brendshme dhe i Policisë nuk duhet fare me u sjellë kah qendrat e votimit sot, e leremë me i kërcënu qytetarët. Si nuk po i vjen turp? Ky është presion direkt dhe tentim për me ndiku ne zgjedhje. Gjithashtu nuk është asnjë trimëri me xhipa të zi, bodygarda e me armë me vete për me i kërcënu njerëzit ashtu si mangupët e banditët “hajde, ndalem”. A pritke me u konfrontu fizikisht? Kështu po na poshtërohen institucionet publike. Në fakt, kur sillesh ashtu, tregon se nuk je aspak trim e as i matur. Më shumë se trim, je frikacak, i ulët dhe në panik” ka shkruar aktivisti, Shenoll Muharremi.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …