Djemtë e Thaçit dhe Veselit rreshtohen pas Bedri Hamzës

Mbështetja për kandidaturën e Bedri Hamzës në Partinë Demokratike të Kosovës po zgjerohet edhe brenda familjeve të figurave kryesore të këtij subjekti. Pas Endrit Thaçit, djalit të ish-presidentit Hashim Thaçi, edhe Klestor Veseli, djali i ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, ka shprehur publikisht besimin e tij në vizionin e Hamzës. Klestor Veseli theksoi se PDK-ja forcohet përmes unitetit dhe bashkëpunimit, duke u mbështetur në përvojën dhe angazhimin e njerëzve të saj. Ai e uroi Hamzën për kandidaturën dhe vlerësoi profesionalizmin, përkushtimin dhe qasjen e tij strategjike në sfidat që e presin partinë. Një ditë më parë, edhe Endrit Thaçi kishte dërguar urimet e tij, duke e cilësuar Hamzën si një lider të përgatitur, me vizion dhe integritet, cilësi që, sipas tij, i nevojiten PDK-së dhe Kosovës në këtë fazë të zhvillimeve politike. Me mbështetje që po vjen nga figura të rëndësishme brenda spektrit të PDK-së, gara për zgjedhjen e kryetarit të ri të partisë po hyn në një fazë gjithnjë e më dinamike.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Kërkesa për 180 vjet burg ndaj ish-liderëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës është “çmenduri dhe mizori”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar ashpër ndaj kërkesës së Prokurorisë së Dhomat e …