Petrit Zogaj: Konjufca po pranon rolin e gomës rezervë për t’i shërbyer narrativës së viktimës

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar ndaj kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, që partitë opozitare të mbështesin Glauk Konjufcën për kryeministër. Zogaj e ka cilësuar këtë manovër politike si përpjekje të Kurtit për të gjetur, siç tha ai, “një gomë rezervë” vetëm për pak kilometra të tjerë në skenën politike. Sipas tij, edhe më shqetësues është fakti që Konjufca ka shfaqur gatishmëri për ta pranuar këtë rol. Zogaj u shpreh se Konjufca po “e shtrin kurrizin pa pikë dinjiteti”, duke i hapur rrugë një strategjie që, sipas tij, ka për qëllim krijimin e një narrative viktimizuese për Kurtin – narrativë që mund t’i shërbejë për një rikthim të mundshëm në pushtet. Analistët vlerësojnë se situata politike po hyn në një fazë tensioni të ri, ndërsa partitë opozitare vazhdojnë të refuzojnë propozimin për krijimin e një qeverie të përkohshme të udhëhequr nga Konjufca.

Kontrolloni gjithashtu

Bekim Blakaj thotë se nuk është humane të dënohen kriminelët serbët në mungesë, pasi u shkelen të drejtave e tyre njerëzore (!)

Bekim Blakaj: Ekspozita “Masakrat në Kosovë 1998–1999” ka përmbajtur pasaktësi si rezultat i interpretimit të gabuar të të dhënave

Drejtori i Fondit për të Drejtën Humanitare, Bekim Blakaj ka vlerësuar se ekspozita “Masakrat në …