Glauk Konjufca thotë se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pranojë kushte nga Lista Serbe për formulën qeverisëse

Pesë ditë vendimtare për Konjufcën, partitë mbajnë qëndrimet, zgjedhjet duken të pashmangshme

Mandatarit për formimin e Qeverisë së re, Glauk Konjufca, po i afrohet afati ligjor prej pesë ditësh për të dorëzuar para Kuvendit përbërjen e kabinetit të ri. Deri më 19 nëntor, Konjufca duhet të dëshmojë nëse ka siguruar votat e mjaftueshme për një ekzekutiv të përkohshëm, por panorama politike mbetet e pandryshuar. Apeli i Konjufcës ndaj partive parlamentare që të tejkalojnë inatet dhe të votojnë një Qeveri tranzitore deri në prillin e vitit të ardhshëm, kur përfundon mandati i presidentes Vjosa Osmani, nuk ka gjetur mbështetje. PDK, LDK, AAK dhe Nisma kanë përsëritur se nuk do ta votojnë një qeveri të kryesuar nga ai, duke e shtyrë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme. Memli Krasniqi nga PDK ka deklaruar se Konjufca “nuk i ka numrat”, ndërsa LDK përmes Berat Rukiqit e ka cilësuar nominimin për mandatar si një tentativë të Vetëvendosjes për të fituar kohë. Nga ana tjetër, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se është kontaktuar nga zyra e Konjufcës për takim, por nuk ka pranuar, duke e quajtur përpjekjen jo serizoze. Me partitë që po qëndrojnë në pozicionet e tyre dhe afatin që po skadon, skenari i zgjedhjeve të parakohshme po bëhet gjithnjë e më real.

Kontrolloni gjithashtu

Petrit Zogaj: Konjufca po pranon rolin e gomës rezervë për t’i shërbyer narrativës së viktimës

Njohësi i çështjeve politike, Petrit Zogaj, ka reaguar ndaj kërkesës së kryeministrit në detyrë, Albin …