Mbrojtja e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka paraqitur një kërkesë të re në Dhomat e Specializuara, duke kërkuar shtimin e një dëshmitari tjetër në listën mbrojtëse. Sipas avokatëve, dëshmia e tij konsiderohet “tejet e rëndësishme” për zbardhjen e rrethanave të çështjes. Në kërkesën e dorëzuar, mbrojtja kërkon që deklaratat e dëshmitarit, të njohur si Zyrapi, të pranohen me shkrim, duke theksuar se këto dëshmi janë në interes të drejtësisë dhe domosdoshme për të siguruar një proces të drejtë për Hashim Thaçin. “Shtimi në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes dhe pranimi i pesë deklaratave të tij është në interes të drejtësisë dhe i domosdoshëm për të garantuar të drejtën e z. Thaçi që të shqyrtojë dëshmitarët kundër tij dhe të ketë paraqitjen e dëshmitarëve në emër të tij në kushte të barabarta”, thuhet ndër të tjera në kërkesë. Ndërkohë, kanë kaluar më shumë se pesë vite që prej nisjes së procesit gjyqësor ndaj Thaçit dhe bashkëpjesëmarrësve të tij, të akuzuar për krime lufte, ndërsa ende nuk është marrë një vendim përfundimtar.
Former Kosovo President Hashim Thaci, who resigned and was taken into custody of a war crimes tribunal, appears for the first time before the Kosovo Specialist Chambers in The Hague, Netherlands November 9, 2020. Jerry Lampen/Pool via REUTERS
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
