Mërgata thërret në protestë në Strasburg – kundërshtohet procesi i Hagës ndaj ish-luftëtarëve të UÇK-së”

Më 16 nëntor 2025, në Strasburg do të mbahet një protestë gjithëpërfshirëse kundër procesit gjyqësor që po zhvillohet në Hagë ndaj ish-luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ish-drejtuesve të institucioneve të Republikës. Thirrja publike është bërë nga “Këshilli Koordinues i Shoqatave të dala nga Lëvizja dhe Lufta Çlirimtare e Popullit Shqiptar”, i cili ka ftuar mërgatën dhe të gjithë qytetarët t’i bashkohen këtij organizimi. Në komunikatën e tyre, organizatorët e kanë cilësuar Gjykatën Speciale si një mekanizëm që, sipas tyre, ka marrë karakter të njëanshëm dhe selektiv. Ata theksojnë se në vend që të trajtojë krimet e kryera nga Serbia pushtuese ndaj popullit shqiptar, procesi po shndërrohet në një gjykim politik ndaj vetë Luftës Çlirimtare të Kosovës – luftë që, siç theksojnë, ka qenë e drejtë, mbrojtëse dhe e përkrahur nga Shqipëria, NATO dhe bota demokratike. Protesta synon të përcjellë një mesazh të fuqishëm ndërkombëtar se mërgata dhe qytetarët shqiptarë nuk do të heshtin përballë, siç e quajnë ata, padrejtësive që po u bëhen ish-pjesëtarëve të UÇK-së. Organizatorët pritet të publikojnë së shpejti detaje të tjera logjistike dhe të marrjes pjesë.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …