Agim Shahini: Ndarja buxhetore për komuna nuk ka qenë e njëjtë për secilën komunë

Kryetar i Aleancës Kosovare për Biznese Agim Shahini ka hedhur kritika ndaj Qeverisë në detyrë, Albin Kurti në lidhje me ndarjen e buxhetit nëpër komuna, përgjatë gjithë katër vjeçarit. Ai ka theksuar se ndarja buxhetore për komuna nuk ka qenë e njëjtë për secilën komunë. Kryetar i Aleancës Kosovare për Biznese Agim Shahini ka deklaruar për Ekonomia Online se kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka favorizuar komunat që udhëhiqen nga kryetarët e Vetëvendosjes. “Të gjitha komunat e Kosovës i ka blloku ose i ka ngulfat buxhetin lokal me marrëveshje kolektive të cilat kanë qenë pjesë e nivelit qendror që ata të paguajnë dhe janë detyru nga buxheti lokal të ndajnë në investime kapitale dhe t’i paguajnë kontratat kolektive dhe e kanë ngadalësu zhvillimin ekonomik në nivel lokal dhe shpresoj që në të ardhmen qeveria e Kosovës me marr këtë barrë” ka deklaruar kryetar i Aleancës Kosovare për Biznese Agim Shahini.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: Partia e tij nuk do të bëhet pjesë e, siç i quajti ai, lojërave politike përmes takimeve me kryeministrin Albin Kurti

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj tha se Aleanca ka ngritur çështje që lidhen me energjinë, …