Mijëra liridashës pritet të marrin pjesë në protestën përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg

Mijëra liridashës pritet të marruin sot pjesë përballë Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës në Strasburg, për të protesuar kundër padrejtësive që po ju bën drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Organizatorët kanë  thënë se janë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për mbarëvajtjen e protestës dhe besojnë sepjesëmarrja e diasporës dot të jetë e madhe. Për këtë organizim janë përgatitur edhe 285 letra, të cilat do t’u dërgohen secilit anëtari të Asamblesë së Këshillit të Evropës.  “Jemi të gatshëm për fillimin e protestës në orën 13:00, sepse janë bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme. Në protestë pritet të marrin pjesë shumë njerëz nga mërgata jonë”, ka thënë Gazmend Syla nga Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Deputeti kanadez Kyle Seeback uron 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Parlamentin e Kanadasë

Deputeti kanadez Kyle Seeback ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës gjatë një fjalimi në …