Betim Gjoshi

Betim Gjoshi: Rezultatet e PDK-së do të ishin edhe shumë më të mira, sikur gara të ishte e barabartë, e ndershme dhe sipas ligjit

Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve lokale, Sekretari për organizim dhe zgjedhje në Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi ka dekrluar se rezultatet e PDK-së do të ishin edhe shumë më të mira, sikur gara të ishte e barabartë, e ndershme dhe sipas ligjit. Ai ka theksuar më tutje se megjithë këtë, Partia Demokratike e Kosovës e përmbyll këtë proces zgjedhor me një rezultat të jashtëzakonshëm me 187 mijë e 526 vota, fitore në gjashtë komuna dhe 206 asamblistë. “Rezultatet e PDK-së do të ishin edhe shumë më të mira, sikur gara të ishte e barabartë, e ndershme dhe sipas ligjit. E tërë makineria shtetërore e uzurpuar dhe mbajtur peng nga Albin Kurti dhe Vetëvendosje, qëndroi pandërprerë për dy muaj në Mitrovicë, për të shënuar një epërsi kaq të vogël në rezultat”.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: Nga janari 2026 në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë asnjë pagë nën 500 euro

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka paralajmëruar se nga janari i vitit 2026, në Republikën …