Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka uruar përfaqësuesen e Kosovës për fitoren në futboll ndaj Sllovenisë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka ka uruar përfaqësuesen e Kosovës për fitoren në futboll ndaj Sllovenisë. Ai ka vlerësuar se kjo është një fitore që i bën krenar të gjithë shqiptarët. “Historia po shkruhet me krenari  Shqipëria dhe Kosova, bashkë për herë të parë në PLAY-OFF-in e një Kampionati Botëror!  Një muaj i dyfishtë gëzimi për të gjithë shqiptarët. Urime Kosovë! Urime miku im, Agim Ademi!” ka shkruar presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka. Ai ka shkruar më tutje se Shqipëria dhe Kosova janë bashkuar për të parë njëri-tjetrin në një kompeticion kaq të madh.

Kontrolloni gjithashtu

Aida Dërguti: Kosovës i duhet president i pavarur, jo vegël e qeverisë

Opinionistja Aida Dërguti, ka deklaruar se vendi ka mjaft figura me integritet dhe profesionalizëm për …