Po të ishim sa duhet të dinjitetshëm si popull, ne do ta bllokonim Parlamentin dhe të gjithë këta parlamentar do t’i hudhnim në koshin e plehrave!
Nëse na kanë rrejt e ju kemi besuar, ua kemi dhënë votën!
S’jemi fajtor për atëherë, por nëse prapë i votojmë të njëjtit, jo që jemi fajtor, por edhe budallenj!
Nuk duhet besuar atyre që të mashtrojnë shumë herë!
Ata që për një vit nuk deshën të veprojnë për ata që ua dhanë votën, nuk i respektuan interesat e Popullit e të Kosovës, pse duhet me ju dhënë prapë edhe një mundësi?!
Këta treguan se ishin skllavër të udhëheqjeve partiake!
Këto parti si duket kanë vendosur kritere vetëm për të dëgjueshmit dhe të kushtëzimit, kështu që i kanë degjeneruar vlerat njerëzore, profesionale, parimore e politike!
Krejt kjo kastë politike që na ka pru në gjendje që vetëm mund t’i zgjedhim me këtë kriter, cila parti ka kandiduar me ma pak të këqij!
Kjo nuk duhej të ndodhte kështu, por duhet që ne të kemi mundësi të zgjedhim ata kush janë më të mirët!
Duhet ta dimë se partitë nuk janë tërsia, në zgjedhjet e fundit 42 përqind kanë dalë në zgjedhje, e ky katërdhjetë përqindëshi i ndarë në gjashtë parti apo grupime, ma të madhës parti po i bie dhjetë përqindëshi i krejt popullit!
Ky 10 përqindësh po luan e po e shfrytëzon e shantazhon popullin e tërë!
Këtë herë shpresoj dhe uroj të mos dalin në zgjedhje as 30 përqindë, që i bie më pak se pesë përqindëshi ta bajë pushtetin, që t’iu qerret maska e ta kuptojë populli, që mos t’i durojë!
Na i kanë degjeneruar vlerat morale, njerëzore nuk ka më asgjë parimore, por kanë krijuar vetëm intriga, interesa e mashtrime, zhvatje në tëra anët, janë tuj na i mbjellë edhe në popull pa besi, përmes fejkt lajmeve, fejkt programeve, me analistë të shitur e të paguar dyfish, një pagë nga menaxheri e një nga patronët që i mbajnë këto media!
Unë nuk po dua të lutem si plaka që është lutë, për shkak rehës me dekët djali!
Por po dua që djali dhe e gjithë djalëria duhet të bashkohen rreth kauzës – Duam ta ndryshojmë Kosovën –
– Duam ta realizojmë amanetin e Dëshmorëve –
Dëshmorët nuk ranë për ta bllokuar e shkatërruar të sotmen dhe të ardhmen e Atdheut!
– Kosova duhet të çlirohet nga kjo kastë politike me çdo mënyrë! –
Turp, edhe pas 26 viteve liri nuk dimë me ba Shtetin!
Pa qeveri, pa Parlament, pa ligje, pa përfaqësim, pa ligj zgjedhor ku do të zgjidheshin përfaqësuesit e popullit, jo të partive,
pa sigurim shëndetësor, pa ligj bazik pensional, pa ligj për vlerat e luftës, pa ligjshëm mbahen pezull ish-luftëtarët – veteranët, pa ligj invalidor, pa ligje për të drejtat në punë, pa punësim,
gjysma e popullit, dyzet përqind e popullit kryesisht gratë kurrë nuk janë punësuar, as nuk kanë llogari bankare,
Populli pa të drejtë referendumi, në anarki totale nuk zbatohen as ligjet ekzistuese, mjerim deri kur duhet të ju shkojmë mbrapa, pse duhet edhe pas dhjetëra zgjedhjeve e legjislaturave nuk e bëjmë shtetin funksional!
Duhet t’ia garantojmë lirinë dhe mirëqenien e Popullit në Shtetin tonë!
U zbraz Kosova, dikur nga presioni, shtypja pushtuese e nga keqtrajtimi, tani nga mos-trajtimi me të drejtat që ju takojnë!
Tani me këto zgjedhje nuk presim zgjidhje, derisa nuk jemi të gatshëm për ndryshim!
Shtroj pyetjen: sa duhet dhe pse duhet të durojmë?!
Durimi, heshtja dhe mosveprimi kundër së keqes është përgjegjësi qytetare dhe kombëtare!
Lajmi i parë u dha mbrëmë: nga e hëna u mbyll RTK.
Do të pasojnë të tjera, mbyllet arsimi, spitalet, ndalen ilaçet, pagat dhe bankroton Shteti!
Çka duhet bërë?
Jo me ba fushata zgjedhore, por protesta revolucionare, me ndërruar pushtetin dhe këtë kastë politike aktuale antipopolore!
Ju bëj thirrje mos t’ua jepni votën atyre që ishin në Parlament gjatë këtij legjislacioni!
Nuk u dasht as taksat me ju dhanë, kur nuk dinë e nuk mundën me e përdor arkën e Shtetit, e lanë pa aprovim të buxhetit!
Kaq mundemi me ba, derisa ta ndryshojmë këtë gjendje, mos t’u besojmë mashtruesve antipopolorë!
Duhet populli të guxojë ta thotë të vërtetën dhe të luftojë për të drejtat, mos të frikohet nga gogolet pushtetarë shantazhues e grabitqar!
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
