Agim Musliu: Aleksandar Vuçiq ka qëndruar në varrezat hebreje në Sarajevë prej nga janë bërë sulme me snajperka ndaj civilëve

Eksperti i sigurisë, Agim Musliu ka shkruar se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka qëndruar në varrezat hebreje në Sarajevë prej nga janë bërë sulme me snajperka ndaj civilëve. Eksperti, Agim Musliu ka përkujtuar më tutje se është vet presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq që ka treguar se kur ka filluar lufta në Bosnjë e Hercegovinë, ai ka shkuar në Sarajevë dhe është paraqitur si vullnetar dhe se një kohë ka shërbyer në varrezat hebreje, vend prej nga snajperistët kanë shënjestruar dhe vrarë civilët. “Vetë fakti që ka pranuar publikisht se ka qenë në pozicionet e varrezave te hebrenjëve në Sarajevë, pikërisht aty ku sipas dëshmive dhe raportimeve ndërkombëtare u qëllua mbi civilë, e konfirmon prezencën e tij në ‘Safari Snajper’,” ka shkruar eksperti i sigurisë, Agim Musliu. Ai ka shtuar më tutje se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq së bashku me Milan Radoiçiqin “dirigjon struktura ilegale serbe në Kosovë”.

Kontrolloni gjithashtu

Ambasadori palestinez: Mosnjohja e Kosovës lidhet me Ambasadën në Jerusalem, jo me popullin kosovar

Ambasadori i Palestinës në Shqipëri, Sami Mhanna, ka deklaruar se arsyeja kryesore pse Palestina nuk …