Profesori universitar, Ferat Shala ka vlerësuar se vonesat në formimin e Qeverisë, i ka shkaktuar Kosovës dëme të mëdha. Ai kas theksuar më tutje se kjo po bën që vendi të humbas fonde të shumta nga Bashkimi Evropian. “Në kuptimin e përgjithshëm mbetja e institucioneve të shtetit jashtë rolit të tyre, do të thotë që ka bërë ne sot të kemi një situatë delikate në arenën ndërkombëtare politike të vendit. Sot jemi nën sanksione të Bashkimit Evropian, sot shumë shtete mike na kanë mbyllur portat e bashkëpunimit dhe komunikimit. Sot, marrë në tërësi, kemi rreth 1.5 miliardë euro fonde të BE-së, dhe fondet të cilat kemi mundur t’i thërrasim nga projektet e ndryshme të projektit të rritjes së BE-së, që praktikisht institucionet e shtetit nuk kanë qenë të afta t’i thithin. Ky realitet politik dhe ekonomik i menaxhimit të shtetit fatkeqësisht do të vazhdojë edhe dy muaj sipas kësaj logjike. Nëse ne i mbajmë zgjedhjet tani, formimi i institucioneve mund të shkojë deri në muajin shkurt–mars, dhe kjo do të ishte përsëri goditje, edhe sociale, politike dhe ekonomike për Kosovën” ka tërhequr vërejtjen profesori universitar, Ferat Shala.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
