Pjetër Shala ka paraqitur në Gjykatën Supreme të Hagës kërkesë për mbrojtje të ligjshmërisë, duke kërkuar anulimin e vendimit të Apelit dhe kthimin e çështjes në rigjykim. Alternativisht, ai kërkon korrigjimin e shkeljeve procedurale që pretendon se kanë ndikuar në mënyrë vendimtare në dënimin e tij për krime lufte. Sipas mbrojtjes, gjykimi ka nisur 24 vjet pas ngjarjeve të pretenduara, çka e bën të pamundur sigurimin e provave materiale, dëshmitarëve kyç apo kujtimeve të besueshme, duke cenuar në thelb drejtësinë procedurale. Aty theksohet se dhoma e pretenduar e ndalimit është shembur, dëshmitarë të rëndësishëm kanë vdekur ose kanë humbur kujtesën, ndërsa shumë prej dëshmive të përdorura janë transmetuar përmes zinxhirit të thashethemeve dhe jo përjetimeve të drejtpërdrejta. Mbrojtja kundërshton ashpër edhe pranimin e deklaratave vetë-inkriminuese të Shalës, të marra gjatë viteve 2005–2019 pa praninë e një avokati, duke pretenduar shkelje të rëndë të së drejtës për gjykim të drejtë. Edhe pse Apeli ka pranuar shkeljen në intervistën e vitit 2016, deklaratat megjithatë janë lejuar të mbeten në dosje për shqyrtim – një vendim që mbrojtja e cilëson “juridikisht të pambrojtshëm.Në fund, mbrojtja kërkon anulimin e të gjitha dënimeve dhe rigjykimin e çështjes, me përjashtimin e plotë të deklaratave të marra në kundërshtim me të drejtat e njeriut. Ajo akuzon Specialen për gabime ligjore, prova të dobëta dhe qasje selektive që – sipas saj – kanë krijuar një proces të cenueshëm dhe jo të drejtë.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
