Hykmete Bajrami: “Më 28 dhjetor, vendi çlirohet nga mashtruesit”

Ish-deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ashpër qeverinë në detyrë, duke e akuzuar për bllokimin e vendit për nëntë muaj dhe për dërgimin e Kosovës sërish në zgjedhje të jashtëzakonshme. Ajo tha se votimi i 28 dhjetorit do të jetë momenti kur vendi “çlirohet nga mashtruesit”, duke iu referuar siç pretendon ajo, udhëheqjes aktuale. Bajrami kundërshtoi deklaratat e qeverisë se opozita ka penguar realizimin e projekteve. Ajo përmendi disa çështje, duke deklaruar se opozita nuk ka ndikuar në: ndërtimin e çerdheve, çmimin e energjisë, uljen e TVSH-së për produktet bazë, projektet infrastrukturore të nisura vite më parë, sanksionet ndërkombëtare, ndaljen e dialogut me SHBA-në, apo kontratat njëburimore. Sipas Bajramit, përgjegjësia për situatën aktuale i takon vetëm qeverisë, të cilën ajo e akuzon për keqmenaxhim dhe korrupsion. Postimin e përmbylli me një kritikë direkte ndaj Lëvizjes Vetëvendosje, duke u bërë thirrje të mos nënvlerësojnë qytetarët para zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

Kontrolloni gjithashtu

Shaqir Totaj

PDK nuk garanton kuorum për zgjedhjen e presidentit pa marrëveshje politike, deklaron Shaqir Totaj

Kryetari i Prizren, Shaqir Totaj, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës (PDK) nuk do …