Ali Ahmeti paralajmëron protestë në Shkup më 13 dhjetor në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka njoftuar se më 13 dhjetor në Shkup do të organizohet një protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë. Protesta pritet të nisë në orën 13:00, në sheshin “Skënderbeu”. Ahmeti theksoi se qëllimi i tubimit është kërkimi i drejtësisë dhe shprehja e solidaritetit ndaj atyre që, sipas tij, po mbahen padrejtësisht në burgjet e Hagës. Ai u bëri thirrje qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë t’i bashkohen protestës, duke theksuar rëndësinë e mbrojtjes së vlerave të luftës për liri. Lideri i BDI-së ka marrë pjesë edhe në protestat e mëdha të mbajtura më herët në Prishtinë dhe Tiranë, që gjithashtu kishin për qëllim mbështetjen e ish-pjesëtarëve të UÇK-së të përballur me proceset gjyqësore në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Presidenti Bajram Begaj vlerëson 113-vjetorin e Forcave të Armatosura: Institucion i besimit dhe sigurisë kombëtare

Në 113-vjetorin e themelimit të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Presidenti Bajram Begaj …