Enver Hoxhaj

Enver Hoxhaj: Kosovën e vendosëm në hartë me njohje, jo me fotografi

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka publikuar videon e dytë të realizuar me inteligjencë artificiale, e cila këtë herë fokusohet në njohjet ndërkombëtare të Kosovës dhe rolin e tij në diplomacinë shtetërore. Në video, Hoxhaj flet për përballjen diplomatike të Kosovës me Serbinë, Rusinë, Kinën dhe shtete të tjera kundërshtuese, duke theksuar se diplomacia ishte punë konkrete dhe jo çështje imazhi. Ai kujton se gjatë mandatit të tij si ministër ka siguruar mbi 70 njohje për Kosovën. “Kam udhëtuar në Evropë, Lindjen e Mesme, Afrikë, Azi dhe Amerikë Latine jo për fotografi, por për njohje. Një nga një, me punë dhe besim”, shprehet Hoxhaj, duke kritikuar Qeverinë Kurti për mungesë të njohjeve të reja. Ai shton se një qeveri e udhëhequr nga PDK mund të sigurojë së paku 10 njohje të reja brenda vitit të ardhshëm, duke përmendur shtete si Iraku, Libani, Botsvana, Zimbabveja, Ruanda dhe Indonezia. Videoja është pjesë e një serie përmbajtjesh inovative në fushatë, ku për herë të parë në Kosovë përdoret inteligjenca artificiale për të shpjeguar tema kyçe shtetërore, në këtë rast politikën e jashtme dhe njohjet ndërkombëtare.

Kontrolloni gjithashtu

Numërimi i votave nga diaspora ka vazhduar edhe dje me përplasje mes vëzhguegesve e zyrtarëve të KQZ-së

Zgjerohen hetimet për manipulim zgjedhor në Prizren, ndalohen pesë persona

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se ka zgjeruar hetimet lidhur me dyshimet për manipulim …