Ramush Haradinaj konsideron se për dalje nga kriza, Kosova duhet ta krijojë Qeverinë e Unitetit Kombëtar, me të gjitha partitë politike

Ramush Haradinaj: AAK e gatshme të ringrihet sa herë që e kërkon atdheu

Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përcjellë një mesazh të fortë përgjegjësie dhe uniteti përmes një video-mesazhi të publikuar në Facebook, duke theksuar rolin historik dhe qytetar të Prizrenit në momentet vendimtare për vendin. Haradinaj u shpreh se AAK dhe vizioni i saj politik janë të gatshëm të ringrihen sa herë që e kërkon atdheu dhe kombi, duke vënë në qendër bashkimin, vendosmërinë dhe shërbimin ndaj interesit publik. Ai theksoi se për realizimin sa më të mirë të projekteve dhe përgjegjësive qeverisëse, AAK është hapur ndaj brezit të dytë, të rinjve dhe ekspertëve profesionistë, duke i konsideruar ata si shtyllë të zhvillimit dhe mirëqenies së Kosovës. “Gëzohem kur shoh kaq shumë të rinj e të reja që janë të gatshëm të kontribuojnë dhe t’i japin përgjigje të drejtë nevojave të shoqërisë sonë,” u shpreh Haradinaj, duke ritheksuar besimin e AAK-së në energjinë dhe profesionalizmin e gjeneratave të reja. Mesazhi i tij nga Prizreni u vlerësua si thirrje për unitet, angazhim dhe ringritje kombëtare nën vizionin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

 

Kontrolloni gjithashtu

Fitim Selimi

Fitim Selimi kritikon qasjen e Glauk Konjufcës: Shkëputje nga morali dhe retorika e VV-së

Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Dr. Fitim Selimi, ka komentuar intervistën e fundit …