Komuna e Deçanit të marten e ardhshme më 30 dhjetor 2025 organizon takimin e dytë publik me qytetarë të kësaj komune. Në takim do të jenë present kryetari i komunës, z. Bashkim Ramosaj, kryesuesi i Kuvendit, z. Hajdar Sutaj, Drejtorët e Drejtorive komunale si dhe zyrtarë tjerë komunal. Në takim do të diskutohet për qështjet që i preokupojnë qytetarët, për ofrimin e shërbimeve cilësore komunale dhe për qështjet lidhur me realizimin e synimeve programore të komunës gjatë vitit 2025.
Qytetarë të nderuar është në interesin tuaj që të merrni pjesë në këtë takim publik për secilin person apo organizatë me interes në komunë dhe të kontribuoni drejtëpërdrejtë për mbarëvajtjen e punëve të komunës së Deçanit.