Merine Lë Pen: Franca duhet të kthehet në rrugën e lirisë, duke ikur nga Bashkimi Evropian

Marine Lë Pen: Franca duhet të kthehet në rrugën e lirisë, duke ikur nga Bashkimi Evropian

Kandidatja e djathtë  për kryetare të Francës,  në zgjedhjet e vitit 2017, zonja,  Marine Le Pen, ka thënë se nëse zgjidhet presidente, do të organizojë referendum për daljen e Francës nga BE-ja. “Një komb mund të vendosë të zgjedh rrugën e dytë, rrugën e lirisë. Francezë, ne përsëri mund të bëhemi krenarë, të lirë, shtet i pavarur, ne mund të kthejmë Francën në vendin e saj të duhur në botë”, ka thënë eurodeputetja, duke kundërshtuar “totalitarizmin e Bashkimit Evropian”. Sondazhet e opinionit tregojnë se Marine Le Pen në çdo zgjedhje po korr suksese më të mira dhe se mund të futet në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, siç i ndodhi në vitin 2002 babait të saj Jean Marie Le Pen. Të shtunën ajo ka folur për tema të ndryshime, sidomos kundër fluksit të refugjatëve, asaj që e quan fundamentalizëm islamik dhe globalizim i egër.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …