Ylli Mece

Ylli Mece: PESË DITË QË TRONDITËN VLORËN… !

( REPORTAZH ME BOLIERAT BOSH )
-Ja Vlora djema, Vlora e Flamurit krenaria e jonë jo vetëm për krahinën e Labërisë por dhe per gjithë Shqipërinë e deri ne kufijtë e trojeve tona ku flitet gjuha e bukur shqipe! Vlora e flamurit që na bën të jemi  dhe të ndihemi krenarë për ato sakrifica që bënë të parët tanë të cilët ku me pushkë e ku me penë u flijuan për Mëmëdhenë. Vlora e veshur krejt me flamuj të kuq e me zhgabën dy krenare, sot në ditën e ndrimit të viteve, i ndrit faqja më shumë se kurrë! Sot të ndodhur këtu në Vlorën heroike takojmë qytatarë të ndryshëm të cilët na buzëqeshin për së largu dhe si për t’i dhënë ngjyra më vezulluese qytetit të tyre duken më të gëzuar se kurrë. E habitshme, por e vërtetë ! Çtë ketë ndodhur në këtë qytet heroik nga ku njerzit më të gjallërueshëm se kurrë e shprehin këtë gëzim të çuditshëm dhe enigmatik me një kod të veçantë që e kemi të vështirë për ta kuptuar…?!
Si për të zgjidhur”nyjen gordiane” ndalojmë të parin qytetar për ta intervistuar:
Përshendetje i nderuari qytetar ! Qysh dje kemi marrë një detyrë nga gazeta “Sot” për një reportazh të shkurtër nga Vlora, me rastin e nderrimit të viteve dhe a mund të na thoni diçka, rreth këtij gëzimi e entuziazmi si rrallë ndonjeherë dhe që nga sa kam lexuar nga librat dhe historia Vlora këtë e ka përjetuar vetëm në ditën e çlirimit ?!
Qytetari – Mirë e the vëlla shumë mirë, ne dje  u çliruam prej vërteti  se ishim bërë kapsa e meqënse ra fjala, ju nuk e dini apo hiqeni sikur nuk e dini ? Nuk e kini marrë vesh se ne kemi qenë 4-5 ditë pa ujë ? Po uji është jetë, madje uji që thua ti ka dhe vlera strategjike sepse atje ku ka ujë ka jetë atje ku ska ujë ka vetëm tokë të shkretë. E di ti ore mik, se atë kalanë afër Dibres në kohën e Skenderbeut turqit e morën vertëm se u prishën dhe u bllokuan luftëtarve ujin e pijshëm?! E di ti këtë gjë apo jo që këtë situatë dramatike e kaluam dhe ne.?! Nuk thua që kjo situatë nuk përkoi me ndonjë pushtim sepse ku i dihej se si do rridhnin ngjarjet?
Unë – Nuk e kuptoj për çfarë situata dramatike flitet teksa”Rilindja” sikur e mban pak me hatër Vlorën dhe ka një përkujdesje të veçantë, apo e kam gabim !?
Qytetari – Lesh me qime  gabim e ke! E çfarë me hatër na mban ne Rilindja?! Po ti a i vrarë paske qenë vandak me bexga ! Harrove ti që për problemin me ujin dhe Dukati i hapi luftë qeverisë  dhe pse ? Sepse ata të mëdhenjtë që kanë paranë me firmë apo dijeni të Qeverisë donin tu merrnin ujin. Dukati është qeveri e kokë më vete dhe nuk pyeti asnjë…e që ta dish ti, që në kohën e luftës ata nuk pranuan të futeshin në fshatin e tyre as partizanë e as gjermanët. Kështu e thonë  ata më të moçmit se mua ime më atëhere nuk më kish lindur e që thua ti që nga ajo ditë dukatasit i konsideronin ballista…. ballista vertetë por trima ama ! Eeeee..pooo ku arrinin ta kuptonin ata mavrimëdhenjtë se Shqipëria ish përmbi Dukatin dhe ndaj duhej që dhe ata të rrëmbenin armët kundër armikut..?!.
Unë- Ju lutem, të mos dalim nga tema e të qëndrojmë këtu. Çfarë ka ndodhur në realitet në Vlorë?
Qytetari: lere , lere e mo më thuaj se vetëm ne e dijmë se çkemi hequr?! E që thua ti, na plasi tubi i ujit ngaqë shkau dheu dhe një masiv shkëmbor. Më mirë të na kish plasur delli i ballit, se sa tubi i ujit. Por dhe unë kot po ja fus, sepse këtu po shkasin njerzit nga trutë e kokës nga që i ka gjet një hall kaq i madh, sa që asnjëherë gjatë gjithë historisë së saj shekullore, nuk i ka ndodhur ndonjëherë Vlorës. Na mungoi uji vëllaaaa…na mungoi, po kjo s’është asgjë, se mirë që na mungoi por dhe na turpëroi? E di ti që ska më turp të madh kur shikon qytetarët natën nëpër Vlorë që ecnin dhe kthenin kokën ku të gjenin një vend per të menderosur? Ata më të mënçmit morën makinat dhe familjarisht shkonin e menderosnin nga tokat e Peshkepise, Drashovicës  e teksa ca të tjerë shkuan deri afër Vjosës në Levan. Ca në këmbë e ca në makina .Por më keq e kishin ata me biçikleta se kur u zinte rrota në ndonjë mender…. u shkiste timoni. Me të thëna e kam që nja 10-12 të tillë kishin shkarë me gjithë biçikleta dhe përfunduan në spital. Atje e paguan me keq sepse u ropën nga doktorrat dhe infermierët. Vëlla kjo situatë na mësoi të bënim një rrugë e dy punë. Mbushnin dhe ujë në lumë, por dhe plehronin tokat. Nuk i thonë pak. Ja psh  të më falësh hgëëë – në një jashtëqitje dilet me 150- 200 gr? Dilet ! Po sa banorë ka Vlora  janë rreth 150 mije ?! Janë ! 5 ditë nga 200 gramë i bie 1 kile …apo jo? 1 kile per 150 mije banore i bie 150 ton pleh. Mbama mend dhe eja e dil perseri nga behari  në Vlorë e sidomos në fshatrat per-rreth e ke per te parë se çfarë prodhimi do marrë Vlora ! Dhe dëgjomë mua kot e thonë ate  shprehijen qe kur nuk u ecën mbarë ndonjë bëmë, mermerisin : Punë m…i !  Problemi nuk ish aspak me të rinjtë ,sepse ata e kishin të thjeshtë fare. Besoj se ke degjuar per xha Azizin?! Ai mavrimadhi vajti të urinonte dhe mirë që urinoi, por e harroi ujërrjedhsin përjashta. Plak njeri dhe i falet, sepse ka më shumë se 85 vjet mbi supe. Ai orëziu nuk kish kuptuar asgje, por e meruan plakat e lagjes, se ato e kanë të lehtë or vëlla e lëshojnë  urinën avash- avash e as që kuptohen fare. Ja pse e them që na turpëruan në gjithë Shqipërinë. Më përpara për krenarinë tonë historike dhe çoku mburreshim dhe gjoksin e kemi bërë “gropë” , ama me këtë që na ndodhi, nga sot e tutje çdo qytetari shqiptar i lind e drejta të na thotë: Ik… e mos na shit mend…kot se ty vlonjat të njohim mirë që nga koha e po…s , qëkurse ato pesë ditë shqyet rrënxallen ! Ja këtë na bëri “Rilindja”…  dhe tani ec e dëgjo Saliun kur të na thotë  se vlonjatët  për 5 ditë rresht vetëm me bythë tronditën Vlorën ! O zot çqe ky mallkim e kjo gjëmë që na ra !
Nuk arrita t’i thoshja bashkëbiseduesit as faleminderit, sepse ai iku me hap të shpejtuar duke mbajtur “sumatriçen me dorë”.

Kontrolloni gjithashtu

Menderes Ibra: Të marrësh pjesë po, por, edhe të fitosh

Menderes Ibra: Përdorimi i energjisë së biomasës për ngrohje

“Ato që dje ishin mbetje, sot janë lëndë e parë”. (Hakkila 1989)   1. Nëse …