BE-ja

Sot pritet të votohet për liberalizim të vizave për Kosovën

Ulrike Lunacek dhe Tanja Fajon, dy raportueset e Parlamentit Evropian për Kosovën dhe për liberalizim të vizave, e cilësuan dështimin e Kuvendit të Kosovës për ratifikim të marrëveshjes me Malin e Zi, në fillim të shtatorit, si “për keqardhje” porse votimi në LIBE, do të procedohet.  Ato  kërkuan nga Kosova që të përmbushë obligimet e saj sa më parë, përfshirë demarkacionin me Malin e Zi. Një Komitet për politikë të jashtme i Parlamentit Evropian me një rezultat shumë të ngushtë ka nxjerrë në fillim të korrikut një vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën, megjithë kundërshtimet për mos përmbushjen e dy kushteve të mbetura, posaçërisht atë të thellimit të luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kosova është vendi i fundit i Ballkanit Perëndimor që nuk ka marrë liberalizimin e vizave. Komiteti për të drejtat civile, drejtësi dhe çështje të brendshme (LIBE), i Parlamentit Evropian pritet që të hënën pasdite vonë të votojë për liberalizim të vizave për Kosovën.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …