Sali Shabani- Rexhaj shenjëtar i mirë në goditjen e armiqve gjakpirës

GJURMËVE HISTORIKE TË KABASHIT TË VENDIT

Duke hulumtuar ngjarjet e lavdishme historike të Kabashit të Vendit,  periudhës  1912 – 1941,  kohën  kur Kosova ishte nën  okupimin e egër të mbretërinë serbe, në Institutin Arkeologjik të  Kosovës dhe atë të Maqedonisë -Shkupit, hasa në dosjen K- 2- 212 të Sali Shabanit i cili më 10 shtator 1919, ditë e mërkurë   në Baqec ka vrarë, Spiro Dobrosavleiqin,  35 vjeçar, atëbotë  kryetar i komunës  serbe në Mushtisht dhe Filip Nedelkoviqin 50 vjeçar mirëmbajtës, në komunën e Mushtishtit dhe përcjellës i Spirës. Vrasja  ka ndodhur rreth orës 8,00 para dite, kurse varrimi i tyre është bërë  po atë  ditë  në orët e vona të pas ditës në  shatin Delloc. Po të  njëjtën ditë në Delloc, ka shkuar ekipi mjekësor për të verifikuar natyrën e vdekjes së dhunshme të  tyre, ka bërë shqimin e tërësishëm të pjesës së jashtme të  kufomave të Spiro Dobrosavleviqit dhe Filip Nedelkoviqit. Sipas  raportit mjekësor të  bërë  nga mjeku i spitalit të Qarkut të  Prizrenit, dr. Motecki Jundrih shihet, se patrioti i shquar, Sali Shabani me nga një plumb edhe Spirën edhe Filën i ka goditur në  lule të ballit. Hetimet, marrja në pyetje e shumë fshatarëve të Mushtishti, Sallagrazhdës, Grejkocit, Gjinocit, Maqitevës  ka nisur menjhër të nesërmen, më 11 shtator. Kurse më 3 shtator gjandarmëria serbe me qëllim të  arrestimit të Sali Shabanit, shtëpinë e tij në Korishë  e ka bastisur më, 3 shtator 1913.

Legjenda:  Foto 1  Sali Shabani

Foto 2  Raporti mjekësor i mjekut i cili konstaton se Spira është qëlluar në mes të ballit, plaga e rrumbullakët  me përmasa 7 mm.

Foto 3. Raproti mjekësor ku konstaton se Fila është qëlluar në mes të ballit, plumbi i ka depërtuar nëpër  pjesën e qafës dhe ka dalur prej shpinës.

Foto 4. Raporti mbi bastisjen e shtëpisë së Sali

Shabanit më, 3 shtator 1919.

Dosja e vrasjes së Spirës e Filës nga Sali Shabani është voluminoze, një  material  prej 141 faqe e shkruar me dorëshkrim në  alfabetin qirilik në gjuhën serbe.

Foto e gjetur bashkë me të dhënat në dosje në Shkup – SALI SHABANI

Kontrolloni gjithashtu

Naim Plaku: Elez Isuf Ndreu (1861 – 1924)

Naim Plaku: Elez Isuf Ndreu (1861 – 1924)

Qe flakadani dhe zëri i kulluar i lirisë, që ndezi me guxim kryengritjen e përgatitur …