Hyn në fuqi vendimi për rritjen e pagës minimale në Kosovë

Qeveria e Republikës së Kosovës ka miratuar vendimin për rritjen e pagës minimale, i cili parashikon dy faza të reja gjatë vitit 2026. Sipas vendimit zyrtar nr. 10/273, të datës 31 tetor 2025, dhe të nënshkruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, paga minimale bruto do të jetë 425 euro nga 1 janari 2026 për punë të rregullt me orar të plotë, ndërsa nga 1 korriku 2026, paga minimale bruto do të rritet në 500 euro për të njëjtin tip punësimi. Vendimi obligon Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, Administratën Tatimore të Kosovës dhe Inspektoratin e Punës për zbatimin e tij. Ai hyn në fuqi menjëherë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës. Ky vendim synon të përmirësojë standardin e jetesës për punëtorët dhe të fuqizojë të drejtën e qytetarëve për një pagë të drejtë për punën e kryer.

Kontrolloni gjithashtu

Rekord historik në sektorin bankar: Depozitat në Kosovë tejkalojnë 6.75 miliardë euro

Sektori bankar në Kosovë ka shënuar një tjetër moment historik, me depozitat e qytetarëve dhe …