Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Dështimi i privatizimit në Kosovë: Mungesa e prodhimit dhe inflacioni i ushqimit

Privatizimi i ndërmarrjeve publike në Kosovë, i shitur dikur si rruga drejt zhvillimit ekonomik, ka rezultuar një dështim të hidhur. Shumë biznese që dikur prodhonin ushqim dhe siguruan vende pune, pas privatizimit nuk funksionojnë më si prodhim. Në vend të kësaj, shumë prej tyre janë shndërruar në banesa, pompa benzine dhe prona të pashfrytëzuara, duke zhgënjyer pritshmëritë për zhvillim ekonomik dhe përmirësim të jetës së qytetarëve.
Ky zhvendosje nga prodhimi tek spekulimi ka dobësuar rëndë ekonominë vendore. Mungesa e prodhimit vendor e ka bërë Kosovën të varur nga importi, ndërsa çmimet e ushqimeve rriten çdo muaj. Inflacioni nuk është thjesht një statistikë – ai është një sfidë reale sociale, që godet më së shumti familjet e varfra dhe të mesme, duke u bërë barrë e përditshme e jetës së qytetarëve.
Dështimi i privatizimit duhet të shërbejë si një mësim i hidhur: rimëkëmbja ekonomike nuk vjen nga shitja e aseteve, por nga rikthimi i fokusit tek prodhimi vendor, industria përpunuese dhe bujqësia. Vetëm duke ndërtuar kapacitete reale prodhuese dhe duke mbështetur bizneset që prodhojnë, Kosova mund të frenojë inflacionin, të krijojë vende pune dhe të sigurojë ushqim për qytetarët e saj.
Privatizimi në funksion oligarkeve apo kuj !!!!

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Sylejmani: LETËR ATDHETARIT E PATRIOTIT TË MADH KOMBËTAR HASAN MALAJ

I dashur dhe shumë i nderuar atdhetari e patrioti i madh kombëtar Hasan Malaj! I …