Ambasada e Zvicrës mbron Specialen pas reagimeve: “Qëllimi është transparenca, jo narrativat”

Pas reagimeve të ashpra në opinion publik lidhur me ligjëratën mbi Gjykatën Speciale të mbajtur në shkollën “Xhevdet Doda” në Prishtinë, Ambasada e Zvicrës ka dalë me një komunikatë zyrtare për të sqaruar mbështetjen e saj ndaj asaj siq e quajnë ata “Programit të Ndërgjegjësimit të gjykatës speciale”. Ambasada ka bërë të ditur se që nga viti 2018, Zvicra ka mbështetur aktivitetet informuese të gjykatës speciale, duke theksuar se qëllimi i tyre është transparenca dhe informimi i publikut, e jo promovimi i narrativave të caktuara politike apo historike. Gjykata speciale u krijua nëpërmjet një marrëveshjeje ndërkombëtare të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës, duke reflektuar procesin legjislativ të vetë Kosovës dhe mandatin demokratik të institucionit. Gjykata speciale është një organ gjyqësor i pavarur”, thuhet në komunikatë. Sipas Ambasadës, përmes Zyrës së saj të Ndërgjegjësimit, gjykata speciale angazhohen me një gamë të gjerë palësh të interesuara për të ndarë informacione publike mbi mandatin dhe punën e saj, për të dëgjuar perspektivat e qytetarëve dhe për t’iu përgjigjur pyetjeve, “pa promovuar narrativa specifike”. Ambasada e Zvicrës ka shtuar se programi i ndërgjegjësimit zbatohet në bashkëpunim të ngushtë me organizatat e shoqërisë civile, të cilat ndihmojnë në “lehtësimin e dialogut dhe inkurajimin e debatit të informuar publik mbi çështje me interes publik”.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri i Arsimit në interpelancë deklaroi se edukimi mbetet një prioritet kombëtar

Akademik Arsim Bajrami denoncon ndërhyrjen politike dhe rrezikun për ndërgjegjen historike të brezave

Akademik Arsim Bajrami ka reaguar ashpër ndaj organizimit të ligjëratave nga e ashtuquajtura Gjykatë Speciale …