KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli kundërshton Dimal Bashën: Aktgjykimi sqaron qartë kufijtë e shumicës në zgjedhjen e nënkryetarit serb

Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se zgjedhja e Nenad Rashiqit për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës nga radhët e komunitetit serb, në legjislaturën e nëntë, ka qenë në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit. Pas këtij aktgjykimi, ka reaguar deputeti Dimal Basha, i cili në atë kohë udhëhiqte procedurën si kryetar i Kuvendit, duke vlerësuar se procesi i zgjedhjes së Rashiqit ka qenë kushtetues dhe duke hedhur poshtë verdiktin e Gjykatës Kushtetuese. Ndaj këtij qëndrimi ka reaguar Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), i cili ka theksuar se aktgjykimi i Kushtetueses rikonfirmon qartë se kush ka të drejtën për të propozuar përfaqësuesin e komunitetit serb në Kryesinë e Kuvendit, si dhe kufijtë e ndikimit të shumicës shqiptare në këtë proces. Sipas Cakollit, reagimi i Bashës është problematik, pasi ai, siç thotë, barazon dy koncepte të ndryshme: moszgjedhjen e një kandidati dhe mospropozimin e tij. “Barazimi i moszgjedhjes me mospropozimin shërben si arsyetim për kalimin në short, gjë që bie ndesh me interpretimin kushtetues të procedurës”, ka vlerësuar Cakolli.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …