FSK me ekipin mjekësor ROL 1 në ushtrimin “KFOR 36” në Gjermani – bashkëpunim i ngushtë me ushtrinë amerikane

Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës me kapacitete mjekësore ROL 1, që nga 24 janari, i është bashkuar vendeve partnere të NATO-s në Ushtrimin Fushor “KFOR 36”, i cili po realizohet në JMRC Hohenfels, në Gjermani. Sipas njoftimit zyrtar të FSK-së, ekipi kosovar po ofron mbështetje reale mjekësore për të gjitha ushtritë pjesëmarrëse, në bashkëpunim të ngushtë me shërbimin mjekësor të Ushtrisë Amerikane. Gjatë ushtrimit, pjesëtarët e FSK-së po marrin pjesë në trajnime të fushave specialistike dhe janë të përfshirë në skenarët operativë të “KFOR 36”, me synim rritjen e ndërveprueshmërisë dhe shkëmbimin e përvojave profesionale me partnerët ndërkombëtarë. Në kuadër të aktiviteteve trajnuese po zhvillohen edhe ligjërata në fushën e mjekësisë ushtarake, të fokusuara në prezantimin e PSO ROL 1, evakuimin mjekësor, Combat Life Saver (CLS), shëndetin mendor, menaxhimin e lëndimeve dhe suturën e plagëve, trajtimin e traumave të kokës, marrjen e mostrave të gjakut për laborator emergjent dhe vendosjen e vijës venoze. “Ushtarakët tanë po tregojnë disiplinë, profesionalizëm dhe ndërveprueshmëri me partnerët për të shërbyer paqes dhe sigurisë globale”, thuhet në njoftim.

Kontrolloni gjithashtu

Avdullah Hoti: Raportimi i Qeverisë në Kuvend për dialogun nuk është në vullnetin e saj, por është obligim kushtetues

Avdullah Hoti: Çmimi i energjisë u shtrenjtua katër herë në katër vite, dështuan projektet strategjike

Kandidati për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas paralajmërimit për …